Maqedonisë i shtohen kushtet për në NATO
SHKUP- Zgjidhja e çështjes së emrit nuk do të jetë kushti i vetëm që duhet të plotësojë Maqedonia në të ardhmen për të fituar anëtarësim në NATO.
Gjykuar sipas deklaratave të fundit të diplomatëve perëndimorë, kusht i ri i rëndësishëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimit të negociatave me BE-në do të jetë realizimi i zgjedhjeve në pajtim me standardet ndërkombëtare.Në formë më të prerë këtë e paralajmëroi ambasadori amerikan në Shkup, Philip Rucker.
Mediat vendase bëjnë me dije se ambasadori Rucker në takimin e realizuar me kryetarin e RDK-së Rufi Osmani ka siguruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vëzhgojnë fuqishëm këto zgjedhje dhe nga ky vëzhgim do të varet raporti që do t’ia dërgojnë Washingtonit zyrtar për përgatitjen ose mos përgatitjen e Maqedonisë për t’u futur në klubin e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së.
Rëndësinë e realizimit të një procesi zgjedhor korrekt e ka shprehur edhe raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Richard Hovit. Ai madje ka numëruar edhe disa kushte tjera të cilat mund të ndikojnë në integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
(e.m/tg/BalkanWeb)