E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ushtria nis shpërndarjen e naftës

Në dispozicion është vënë ushtria helene, e cila me anë të cisternave të saj ka shpërndarë naftë në shumë qytete të vendit.

Greva e kamionistëve bëri që Greqia të paralizohej plotësisht, ndërkohë që mungesa e naftës në treg shkaktoi probleme në seri në të gjitha hallkat e tjera. Me naftë fillimisht janë furnizuar spitalet, aeroportet, centralet elektrike, etj.

Edhe pse qeveria ka paralajmëruar masa drastike ndaj shoferëve, ata nuk e kanë përfillur urdhrin e qeverisë duke vijuar grevën e tyre. Qeveria ka paralajmëruar se do të heqë licencat për të gjithë kamionistët që nuk rikthehen në punë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›