Rusia nën zjarr, viktima e mijëra ha pyje të shkrumbuar
Temperaturat e larta të shoqëruara edhe me erëra kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësia, duke shkrumbuar hektarë të tërë me pyje.
Gjatë 24 orëve të fundi, sipërfaqja e mbuluar nga zjarri është trefishuar ndërkohë që shpresat për shuarjen e tij janë të vakëta. Mbi 238 mijë zjarrfikës po luftojnë kundër zjarreve në të gjithë vendin, por pa shumë sukses.
Deri më tani janë shënuar 25 të vdekur ndërsa janë shkatërruar rreth 100 000 hektarë pyje me pisha, njoftuan sot shërbimet pyjore rajonale.
Zjarret në Rusi po vazhdojnë të përhapen me shpejtësi, në veçanti në lindjen e largët ruse. Përballë kësaj situate, kryeministri rus, Vladimir Putin, ka njoftuar për një mbledhje të jashtëzakonshme që pritet të mbahet të hënën.