Greqi, vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re
ATHINE- Në Greqi sot pritet që liderët politikë te bëjnë përpjekjen e minutës së fundit për te formuar koalicionin qeverisës. Presidenti Karolos Papulias, do ti ftoj liderët për bisedime, por nuk pritet ndonjë kthesë e madhe.
Mbrëmë, lideri i PASOK-ut socialist, Evangelos Venizelos dështoi ne formimin e qeverisë se koalicionit, pasi ishte refuzuar nga lideri radikal i majtë, Aleksis Tsipras, i cili premtoi se do ta hedhë poshtë ndihmën financiare për Greqinë, një shumë prej 130 miliardë eurosh.
Nëse bisedimet e sotme dështojnë presidenti Papulias do të jetë i detyruar te caktoje mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Perspektiva e mbajtjes së zgjedhjeve të reja pas votimeve të së dielës ka ndikuar në rënien e aksioneve në Greqi, ndërsa monedha euro është në nivelin më të ulët prej muajit janar. Zgjedhjet e reja me gjasë mund të mbahen në mes të qershorit.
Të majtet radikale, që dëshirojnë të mos e pranojnë ndihmën prej 130 miliardë eurosh po udhëheqin në shumicën e hulumtimeve të opionionit.