E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vdes ne aksident 47 vjecarja shqiptare

Nje shtetase shqiptare ka humbur jeten sot ne Greqi si pasoje e nje incidenti te ndodhur ne vendin ku punonte.

Sipas informacioneve te fundit, ngjarja ka ndodhur ne nje hotel te ishullit Ko, ku 47 vjecarja Mimoza Karshiu u be viktime e nje aksidenti ne ashensor.

Mbi ngjarjen po heton policia, e cila ka ndaluar per te marre ne pyetje pronarin e hotelit dhe teknikun e ashensorit, qe ra nga nje lartesi e konsiderueshme, duke shkaktuar vdekjen e 47 vjecares shqiptare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›