E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxirret nga liqeni trupi i pajetë i 23 vjecarit

Pas shumë orë kërkimesh, forcat e Reneas kanë mundur të nxjerrin nga uji rreth orës 13 e 30 të ditës së sotme, trupin e pajetë të 23 vjecarit, Flamur Hasani i cili u mbyt një ditë më parë në liqenin e Bacungut në rrethin e Krujës. 

KRUJE- Nxirret nga ujërat e liqenit trupi i pajetë i 23 vjecarit i cili u mbyt një ditë më parë në liqenin e Bacungut në rrethin e Krujës.
Forcat e Reneas pas shumë orë kërkimesh kanë nxjerrë trupin e pajetë të Flamur Hasanit, rreth orës 13 e 30 të ditës së sotme.
23 vjecari Hasani, kishte shkuar bashkë me vëllezërit e tij dhe me disa shokë për tu larë në liqen mesditën e së martës, por pas zhytjes në thellësi nuk ka mundur të dalë në sipërfaqe duke gjetur vdekjen.

Të shqetësuar, vëllezerit dhe shokët kanë dhënë alarmin duke njoftuar menjëherë policinë e cila pas mbërritjes në vendgjarje kërkoi dhe ndihmën e polumbarëve nga Tirana, të cilët mesditën e sotme nxorrën nga uji trupin e të riut 23 vjecar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›