Nishani për Raportin e DASH: Kritikat, plani ynë i punës
Qeveria shqiptare vlerëson si pozitive faktin që Shqipëria është ngjitur me një shkallë lidhur me masat e marra në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore. Ministri Nishani garantoi se mangësitë e vëna re do jenë plani i punës së ministrisë.
TIRANE- Qeveria shqiptare sheh me pozitivitet faktin që Shqipëria është ngjitur një shkallë më lart përsa i përket raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan për trafikimin. Pavarësisht se raporti i DASH për vitin 2009 ishte me nota kritike për Shqipërinë. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani në një komunikim me median tha se gjithsesi raporti është një hap përpara pasi nuk mbetet më një vend në vëzhgim. Përkrahë zëvendësministres Zajmi që merret me cështjet e trafikimit, Nishani tha se ky raport do të jetë një plan pune për ministrinë që ai drejton.
“Ajo që është më e rëndësishme është që tregon përparimin nga një vit më parë është fakti se Departamenti i Shtetit ka vendosur që ta ngrejë një grup më lart pozitiv Shqipërinë nga ai që ishte një vit më parë. Nëse një vit më parë Shqipëria klasifikohej në grupin e vendeve që ishin nën vëzhgim, sot Shqipëria është larguar nga lista e vendeve që janë nën vëzhgim dhe ka kaluar në atë të vendeve të grupit të dytë, ku gjenden një numër i madh vendesh të Bashkimit Europian. Të gjitha rekomandimet që jepen në këtë raport do të jenë pjesë e rëndësishme e një plani pune dhe zgjerimi të mëtejshëm të një plani që tashmë është funksional në parandalimin, identifikimin, rehabilitimin e viktimave të mundshme të trafikuar dhe goditjen e grupeve të cilët organizojnë këtë fenomen”- theksoi ministri Nishani në fjalën e tij gjatë një konference për shtyp.
Raporti i një dite më parë evidentonte se Shqipëria nuk përmbushte standardet minimale për eliminimin e trafikut të qënieve njerëzore dhe pse ka bërë përpjekje domethënëse në këtë drejtim. Në raportin ku studiohet cështja e trafikimit në 175 shtete për vendin tonë thuhet se mbetet ende vend burimi për trafikimin e grave dhe fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual por edhe për punë të detyruar. Raporti citon se qeveria nuk ka ndjekur penalisht kundravajtësit e trafikimit. Madje ndër rekomandimet e Departamentit Amerikan të Shtetit vecohet domosdoshmëria e ndjekjes penale për ata që marrin pjesë në trafikim dhe ata që lehtësojnë këtë trafikimi apo dhe për bashkëpunim me qeverinë civile. (a.r/news24/balkanweb)