Greqi, vdes një i dënuar shqiptar pas përleshjes në burg
Ka përfunduar tragjikisht përleshja mes 5 shqiptarëve, që vuajnë dënimet në burgun e Dhomokos, në Greqi.
5 shqiptarët, të dënuar me burgime më shumë se 15 vjet për trafik droge, janë përleshur me njëri-tjetrin me mjete të forta dhe për pasojë dy prej tyre u plagosën rëndë.
Gjatë transportimit për në spitalin e Lamias, vdiq njëri nga shqiptarët që kishte marrë plagë të rënda në gjoks, ndërsa tjetri po mjekohet nga goditjet në kokë.
Nuk bëhen të ditura arsyet e përleshjes dhe emrat e të burgosurve të përfshirë në të. Policia po heton për ngjarjen dhe po zhvillon kontrolle për gjetjen e armëve në qelitë e burgut.
Në burgjet greke ndodhin shpesh përleshje mes të dënuarve dhe në disa raste edhe me viktima. Greqia është një nga vendet e kritikuara për trajtimin e tyre për shkak edhe të mbipopullimit të burgjeve.
(Balkanweb)