Greqi, vetëdigjet në publik një 47 vjecar
NAUSA-Një ngjarje e tmerrshme ndodhi dje pasdite, në sheshin e fshatit Dioqeza të Nausës në veri të Greqisë. Një burrë 47 vjecar, i vuri flakën vetes për arsye të panjohura. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16:00 edhe në prani të dëshmitarëve, të cilët nuk mundën ta pengojnë burrin t’i hidhte fillimisht benzinë vetes e më pas t’i vinte flakën duke u djegur i gjallë. Banorët e fshatit thirrën policinë, por prania e saj nuk e shpëtoi dot 47 vjecarin.
Fatkeqi u transferua në një gjendje shumë të rëndë në spital, ku ndërroi jetë.
(d.b/BalkanWeb)
Fatkeqi u transferua në një gjendje shumë të rëndë në spital, ku ndërroi jetë.
(d.b/BalkanWeb)