E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vetëvaret në qelinë e burgut i dënuari shqiptar

TRIKALA - Një i dënuar shqiptar në burgun e Trikalas në Greqi, i dha fund jetës sot në mëngjes duke u vetëvarur në qelinë e tij. 

30 vjeçari shqiptar, Paulin Kola, u gjet i vetëvarur në qelinë e tij nga zyrtarët e burgut, të cilët u përpoqën t’i japin ndihmën e parë për ta mbajtur në jetë, por ishte e kotë.

I burgosuri shqiptar, vuante dënimin me 10 vjet në burgun e Trikalas, i akuzuar për një mori grabitjesh.

30 vjeçari u transportua në spitalin e qytetit ku do të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor. 

Policia po heton për shkaqet e vetëvrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›