Presidenti, Nano takon Berishën në Kryeministri
Tiranë- Në vazhdën e prezantimit të platformës së tij për postin e Presidentit të Republikës, axhenda e politikanit Fatos Nano kulmoi sot me takimin përmbyllës me kryeministrin Sali Berisha.
Takimi i paralajmëruar prej ditësh nisi sot rreth orës 14:30 kur zoti Berisha priti parardhësin e tij në ambjentët e Kryeministrisë për rreth 30 minuta.
Ndërkohë nuk ka pasur asnjë deklaratë për mediat nga ana e zotit Nano i cili ka dalë nga ambjentët e Kryeministrisë pa dhënë detaje të takimit.
Siç e ka thënë më herët vetë zoti Nano takimi me kryeministrin është shumë i rëndësishëm pasi zoti Berisha përfaqëson edhe mazhorancën qeverisëse. Ish-kryeministri Nano prej disa javësh ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët e partive parlamentare të vendit të cilëve në takime të ndara u ka prezantuar platformen dhe vizionin e tij për kreun e shtetit.