Presidenti i ri, kandidati Nano takon kryeministrin Berisha
TIRANE- Ish-lideri i socialistëve, Fatos Nano zhvilloi sot takimin e paralajmëruar me kryeministrin Sali Berisha, në zyrat e Kryeministrisë, në kuadër të takimeve të tij publike me të gjithë kryetarët e partive parlamentare.
Në takimin me dyer të mbyllura, që zgjati rreth 35 minuta, Nano i prezantoi kryeministrit Berisha platformën e tij, për të qenë presidenti i ri i vendit.
Rreth orës 15:10 ish-kryeministri Fatos Nano doli nga godina e kryeministrisë por, ndryshe nga takimet e tjera, nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë për mediat.
Për ish-kryeministrin ky është takimi përmbyllës me krerët e partive parlamentare, që është cilësuar si mjaft i rëndësishëm edhe nga vetë ai.
Ky takim pritet të jetë vendimtar për zotin Nano, sepse nëse siguron mbështetjen e kryeministrit Berisha, ai afrohet shumë pranë karriges së Presidentit.
Fatos Nano ka shpallur së fundmi, kandidaturën e tij për të qenë kreu i ri i shtetit, ndërsa prej javësh ka nisur takimet për të marrë mbështetjen e të gjitha palëve politike.
Ai ka takuar deri më tani kreun e PS-së Edi Rama, kreun e LSI-së Ilir Meta, Vangjel Dulen e PBDNJ-së, Shpëtim Idrizin e PDIU-së si dhe kreun e republikanëve Fatmir Mediun. Nano gjithashtu është takuar edhe me Ambasadorin e SHBA-ve për t’i kërkuar atij mbështetjen që të jetë i zgjedhuri, me konsensusin e të gjitha palëve.
Vetëm një ditë më parë Kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të prononcohet dhe do të angazhohet direkt në zgjedhjen e Presidentit vetëm pasi të kthehet nga Samiti i Çikagos. Kjo nënkupton datën 22 maj e prapa, kur në fakt edhe korrespondon afati i përcaktuar në Kushtetutë për nisjen e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të ri.
(er.nu/d.b/BalkanWeb)