Kosova ka kërkuar nga Serbia hapjen e arkivave të gjenocidit
PRISHTINË- "Kosova i ka kërkuar Serbisë hapjen e arkivave të gjenocidit, për zbardhjen e fatit të mijëra kosovarëve të zhdukur gjatë luftës së para mëse 13 viteve", tha sot zv/kryeministrja Edita Tahiri.
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka filluar “interpelanca me zv/kryeministren, Edita Tahiri lidhur me fatin e të zhdukurve në raport me bisedimet me Serbinë, në Bruksel, sipas kërkesës së Grupit të deputetëve nënshkrues”.
Ajo tha se “çështja e personave të pagjetur është një prej plagëve më të rënda të luftës agresore të Serbisë ndaj Kosovës, e cila edhe pas 13 vjetësh të mbarimit të luftës ende nuk është zgjidhur përfundimisht”.
“Në bazë të burimeve zyrtare janë ende 1 780 persona, fati i të cilëve ende nuk dihet, nga gjithsej 6012 të zhdukur në mënyrë të dhunshme nga ana e forcave okupatore të Serbisë”, theksoi zv/kryeministrja Tahiri.
Udhëheqësja e delegacionit kosovar në bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel tha se, “qeveria e Kosovës ka arritur që çështjen e të pagjeturve ta ngrejë në nivelin e BE-së, duke e vendosur në axhendën e dialogut teknik, edhe përkundër refuzimeve të palës serbe”.
Ajo bëri të ditur se çështja e të pagjeturve është diskutuar që në raundin e katërt të bisedimeve në majin e para një viti në Bruksel, ku delegacioni i Republiks së Kosovës ka paraqitur platformën e qeverisë, dhe se ndër kërkesat keryesore ka qenë që “BE të marrë rol udhëheqës dhe garantues për zgjidhjen e plotë të çështjes së personave të pagjetur, duke fuqizuar procesin ekzistues përmes instrumenteve obligative që detyrojnë Serbinë për të bashkëpunuar dhe jo sabotuar zgjidhjen e këtij problem”.
“Kemi kërkuar që të hapin arkivat e gjenocidit, përkatësisht arkivat e ish-ushtrisë jugosllave dhe të mekanizmave të tjerë të përfshirë në operacionet luftarake në Kosovë, sepse jemi të bindur se aty është adresa ku Serbia vazhdon t’i fshehë krimet”, theksoi zv/kryeministrja Tahiri në interpelancën që po vazhdon.
Në Kosovë, në vitet 1998-‘99 forcat serbe vranë e masakruan mëse 12 mijë shqiptarë, e mijëra të tjerë i zhdukën në përpjekje për fshehjen e krimeve duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur, dhe në këtë fushatë gjenocidale të spastrimit etnik, rreth 1 milion shqiptarë janë dëbuar nga Kosova, shumica e tyre drejt Shqipërisë.
Pas zbulimit të disa varrezave masive në Serbi, autoritetet e Beogradit kanë kthyer në Kosovë mbetjet mortore të 707 shqiptarëve në 18 kontigjente të veçanta, si dhe 90 qeske me mbetje mortore.
(d.b/el.me/BalkanWeb)