E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vetëvritet para Parlamentit: Që mos iu le borxhe fëmijëve

ATHINE - Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin grek, në qendër të të cilit një 77 vjecar vendosi t’i japë fund jetës së tij.

Në sheshin më të populluar të Athinës, rreth 50 metra nga parlamenti grek një burrë i moshuar, teksa rrinte i menduar pranë shkallëve të metrosë, nxorri një pistoletë të vjetër dhe i dha fund jetës së tij me një plumb në kokë. 

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në sheshin Sintagma në Athinë.

Persona që u ndodhën në ato momente afër 77 vjeçarit, thanë se fjalët e fundit të viktimës ishin: "Do iki, që mos iu le borxhe fëmijëve".

Dëshmitarët thanë gjithashtu se në momentin që u dëgjua e shtëna e armës, qindra kalimtarë u tmerruan dhe po fshiheshin nëpër rrugë dhe dyqane aty afër.

Ora që zgjodhi viktima për t’u vetëvrarë, është ora më e populluar në sheshin Sintagma në Athinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›