E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset italiane: Taksa e sheshte na nxit drejt Shqiperise Eglantina Nasi

Interesi i kompanive italiane per te investuar ne Shqiperi eshte gjithmone ne rritje. Kjo fale klimes pozitive qe ekziston ne teresi ndaj biznesit ne vendin tone, si edhe lehtesirat e shumta ekonomike te ndermarra nga qeveria shqiptare ndaj tij. Nje fakt i tille eshte bere me dije dje gjate nje takimi te posacem te organizuar nga Ambasada e Italise ne Tirane, ne bashkepunim me palen shqiptare. Ne menyre te vecante, sic beri me dije edhe Francesco Vitulli, drejtor i ICE (Agjencia per promovimin dhe nderkombetarizimin e firmave italiane), taksa e sheshte eshte nje nga favoret qe Shqiperia ofron ndaj biznesit te huaj. Ne kete aspekt, ai beri me dije se ajo ndikon ne interesin e larte qe kompanite italiane ne vecanti, paraqesin mbi zhvillimin e investimeve ne vendin tone. Por Vitulli shtoi gjithashtu edhe faktin se shkembimet tregtare mes dy vendeve tona, vijojne te jene te larta. Konkretisht, ai ka deklaruar se jane rreth 70 kompani italiane, te cilat kane shfaqur interes per investime ne fushen e energjise, trajtimit te ujerave dhe mbetjeve urbane ne Shqiperi. “Shqiperia eshte nje vend shume terheqes per investitoret italiane. Politikat liberale fiskale, mbeshtetja e qeverise dhe resurset e shumta natyrore jane nder arsyet pse biznesi italian kerkon te investoje ne fushen e energjetikes. Gjithashtu, Shqiperia gezon nje pozite te mire gjeografike, te rinjte jane te arsimuar dhe pjesa me e madhe e tyre flasin gjuhen italiane. Keto jane lehtesirat qe i nevojiten per zgjerim nje sipermarrjeje te huaj”, - deklaroi mes te tjerash ai. Aktualisht, ne Shqiperi operojne rreth 400 kompani italiane. Ndersa sektoret kryesore, ku drejtohen investimet e tyre jane kryesisht ai agro-ushqimor, energjetik si dhe turizmi. Por ne aktivitetin e djeshem, ku mesohet se ishin te pranishem perfaqesues nga rreth 160 biznese shqiptare dhe italiane, u tregua prej tyre nje interes i madh per te investuar edhe ne fushen e trajtimit te ujerave apo ate te mbetjeve urbane. E ndermarre si nje nisme e posacme e komunitetit te biznesit italian, me titullin “Kuadri Ligjor, Mundesi ekonomike dhe Pajisje ne sektoret e Energjise, Trajtimit te Ujerave dhe te Mbetjeve Urbane”, ai paraqet nje etape te re ne investimet italiane ne Shqiperi, duke zgjeruar ne kete menyre sektoret ku ato jane te pranishme. Kjo ne fakt, si pjese e nje Projekti mbi Ballkanin, i cili synon promovimin e bashkepunimit ndermjet firmave italiane dhe atyre te vendeve te Ballkanit, pare dhe ne kendveshtrimin e nje partneriteti publik-privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›