Debate në Komisionin e Ligjeve për kandidaturën e Elvis Cefës në KLD
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka marrë sot në shqyrtim propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të zënë vendin vakant që la Kreshnik Spahiu në KLD. Mbledhka është shoqëruar me debate mes PD dhe PS.
Një ditë më parë PD-ja propozoi kandidaturën e Elvis Cefës për postin në KLD, por sot përfaqësuesit e PS-së në komision propozuan që kjo kandidaturë të shqyrtohet në një moment të dytë.
Sipas Fatmir Xhafës, dokumentacioni i Elvis Cefës që deri tani ishte kreu i AKKP, nuk është i plotë dhe ka mangësi.
“Dokumentacioni i Elvis Cefës ka mangësi në raport me përmbushjen e kushteve ligjore. S’është pyetur prokuroria nëse ka ndonjë kallëzim ndaj”, tha Xhafa.
Nga ana e saj maxhoranca ka kundërshtuar propozimet e PS.Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj theksoi se argumentat e Xhafës nuk qendrojnë dhe nuk përbëjnë motiv për shtyrjen e seancës së sotme dëgjimore. Në këtë mënyrë kërkesa e opozitës, është rrëzuar nga mazhoranca.
Zoti Cefta në prezantimin që bëri para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve theksoi se objektiv i punës së tij është rritja e transparencës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Ndërkaq opozita ka propozuar gjatë mbledhjes së sotme, për vendin vakant në KLD, juristin Ardin Visha.
(ma.ar/BalkanWeb)