Rama: Mos na vidhni “Seserin”. Kuvendi: Je qesharak
Partia Socialiste po perpiqet te ktheje ne skandal dhe te bllokoje integrimin e Shqiperise per nje ceshtje qe nuk ekziston. Mandati i Seserit i takon PS dhe askush nuk ka tentuar t’ia marre. Paaftesia juridike e PS, futi ne ngerc progresin e dhenies se mandatit te deputetit
Te drejten per te shpallur nje mandat deputeti e ka ekskluzivisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili pas doreheqjes se Seserit, ka mandatuar si deputet ne Kuvend, z. Gjon Bardhi i cili ishte kandidati i radhes pas Seserit ne listen e PS. Dhe KQZ me date 13 janar 2012, ka shpallur deputet ne baze te ligjit, z. Gjon Bardhi. Nga ana tjeter, z. Bardhi eshte zgjedhur, pasi ka kandiduar, si kryetar i bashkise Fushe Kruje, njekohesisht pas doreheqjes se Seserit dhe ka refuzuar te marre mandatin e deputetit. Ne keto kushte, Partia Socialiste, duhet ta ankimonte ne baze te Kodit Zgjedhor vendimin e KQZ, ne Kolegjin Zgjedhor duke depozituar edhe argumentin qe kerkohet rrezimi i vendimit te KQZ dhe zevendesimi i z. Gjon Bardhi me deputetin ne vijim te listes se PS, per shkak se z. Bardhi refuzon ta marre kete mandat. Sic e ka mesuar e gjithe Shqiperia, vendimet e KQZ ankimohen ne Kolegjin Zgjedhor, brenda 30 diteve. Por paaftesia e Partise Socialiste, ose tendenca e qellimshme per te shkaktuar nje ngerc te ri politik, ka bere qe kjo parti te mos e ankimoje vendimin e KQZ brenda 30 diteve ne Kolegj, afat i percaktuar me ligj, duke humbur keshtu te drejten ta ankimoje kete ceshtje.
Ne keto kushte, askush nuk ka kompetence ligjore ta beje kete zevendesim, as kryetarja e Parlamentit, te ciles ia kerkon Rama, as Parlamenti dhe as KQZ. E vetmja mundesi per te kryer zevendesimin e Bardhit te shpallur deputet nga KQZ, me deputetin e radhes, po te Partise Socialiste, e ka Gjykata Kushtetuese, propozim te cilin ia kane bere PS-se kryetarja e Kuvendit dhe deputetet e mazhorances.
Por PS nuk ka zgjedhur rrugen ligjore te parashikuar, por kerkon ta ktheje ate ne nje ceshtje politike, duke kercenuar mbajtjen peng te integrimit te Shqiperise, me argumentin qe nuk ekziston, se “PD po na vjedh mandatin e Seserit”, gje te cilen PD edhe sikur te doje, nuk ka asnje shans dhe asnje mundesi as teorike dhe as praktike qe ta beje.
Deputetja e PS per mandatin e se ciles, Edi Rama eshte gati qe ta lere shtepine jashte Europes, ne tre vitet qe kaluan, ka qene vetem tre here ne Kuvend.
Kjo ceshtje edhe pse ka kaq muaj qe ekziston, kthehet ne nje zhurme politike, pikerisht ne diten kur mberriti ne vendin tone delegacioni i Keshillit te Evropes ne kuader te misionit faktmbledhes pas te cilit harton raportin per Shqiperine, element i rendesishem ne vendimin e Brukselit per te dhene ose jo statusin e vendit kandidat.
Eshte qesharake, se si kryetari i nje partie te madhe, teorikisht serioze, ben levizje te tilla politike, kaq joserioze. As edhe nje fshatar ne Shqiperi, nuk mund ta besoje qe ne vitin 2012, t’i merret mandati i deputetit nje partie tjeter, mandat te cilin PS nuk u shqetesua per tre vjet me radhe qe nuk e kishte prezent ne Parlament dhe as kater muajt e fundit qe nuk e kishte dhe zyrtarisht.
Te tentosh te kthesh ne krize, te bllokosh integrimin e Shqiperise, te turperosh institucionet e vendit tend, ne syte dhe ne axhenden e institucioneve evropiane, eshte jo vetem qesharake, por edhe kriminale. asnje shqiptar qe deshiron integrimin e Shqiperise, nuk ia ka borxh kete Edi Rames, i cili, me e pakta qe mund te beje, eshte qe te lexoje Kodin Zgjedhor, Kushtetuten dhe ligjet e vendit dhe nese eshte i paafte ta beje kete, nuk ia kane fajin shqiptaret qe te vuajne e te turperohen ne syte e Komunitetit Evropian, per shkak se kane nje lider opozite te paafte, i cili paaftesine e tij politike, kerkon t’ia faturoje te gjithe shqiptareve, te majte dhe te djathte.