E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi vijon greva e kamionisteve



Kamionistet greke vazhdojne per te treten dite radhazi greven e tyre ne te gjithe vendin kunder reformave ne sektor aprovuar nje dite me pare. Nuk kemi asgje per te humbur ka thene nje nder perfqesuesit e protestuesve pas takimit qe u zhvillua me ministrin e trnasporteve Dimitri Reppas. Gjate dites se sotme nje delegacion do te paraqitet ne parlament pavaresisht aprovimit ne parim nga ana e deputeteve te reformes qe liberalizon profesionet. Greva ka perfshire edhe sistemin e hekurudhave.
Kamionistet greke jane perfshire serish ne greva dhe kane nderprere punen dy dite me pare duke protestuar kunder premtimeve te pambajtura te qeverise. Greva e shofereve te kamioneve ka paralizuar punen per nje pjese te madhe te vendit. Sipas shofereve kamioniste qeveria e kryeministrit Papandreut nuk ka mbajtur shume premtime dhe kjo greve zhvillohet pikerisht per te protestuar ndaj kabinetit qeveritar te Athines.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›