Greqi, votëbesimi i qeverisë, protesta në shesh
ATHINE- Ndërsa pritet votëbesimi i qeverisë në parlamentin grek, lëvizja “qytetarët e indinjuar” përgatitet të përshkallëzojë protestën në shesh.
Sot protestuesit kanë për qëllim që të rrethojnë Parlamentin dhe rrugët përreth, ndërsa në kryeministri do të kërkojë votëbesimin.
Njerëzit janë të bindur se qeveria e re nuk do ta zgjidhë problemin. Protestuesit këmbëngulin se cfarëdo ndryshimesh të bëhen në qeveri, me postet dhe emrat e politikanëve, ata do të jenë çdo ditë në shesh, duke vazhduar organizimin madhështor që nisi rreth një muaj më parë. “Ne nuk do të largohemi, nëse nuk largohet qeveria, borxhi dhe Trojka” – shprehen protestuesit. Ata kërkojnë edhe dorëheqjen e gjithë anëtarëve të Parlamentit.
Protestuesit do të ngrejnë një “votë kundër” për qeverinë jashtë mureve të parlamentit, një gjest simbolik, si një mesazh për politikanët.
Përqendrime protestuesish do të ketë sot edhe në qytetin e Selanikut, dhe në sheshet e gjithë qyteteve të mëdha të Greqisë.
Në mbrëmje priten të mbërrijnë në Athinë edhe qytetarët e Spartës, të cilët filluan të dielën një marshim nga statuja e Leonidës drejt Athinës për të bashkuar zërat e tyre me zërin e të indinjuarve të Athinës.
Dje në ditën e 27, protestuesit ishin sërish në rrugë duke shprehur pakënaqësinë e tyre me politikën e qeverisë dhe axhendën për kalimin afërt të programit afatmesëm në parlament, që sipas tyre do të sjellë masa edhe më të papërballueshme popullin grek.
(s.g/balkanWeb)