Turqit “çmenden” pas C. Ronaldos
Lojtari më i shtrenjtë në botë, portugezi Cristiano Ronaldo ka vizituar këtë fundjavë Stambollin, ku u ballafaqua me një pritje mahnitëse.
Futbollisti i Real Madridit ka qenë mysafir i presidentit të klubit futbollistik, Besiktas, Yildirima Demiorena.
Për një moment ai doli në një ballkon ku e pa një turmë të madhe të njerëzve që kishin dalw për ta përshëndetur. Ai me këtë rast foli edhe për mediat.
“Kam ardhur me ftesë të mikut tim të mirë, Yildirima Demiorena dhe dëshiroj t`i falënderoj të gjithë që janë mbledhur këtu”, ka thënë ish-lojtari i Manchester Unitedit, që ishte i shoqëruar me gruan e tij, rusen, Irina Shayk.
Në një pyetje të gazetarit nëse ai një ditë do të nënshkruaj për Besiktasin, në mënyrë diplomatike, Ronaldo është përgjigjur.
“Nuk e di, ndoshta”, ka thënë Ronaldo.