E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vrasje e egër e një çifti adoleshentësh, vajza shqiptare

SELANIK - Një krim i tmerrshëm ndaj dy të rinjve, të moshave 15 dhe 16 vjeç, është zbuluar nga policia greke, e cila gjeti trupat e masakruar dhe të dekompozuar në një zonë rurale në Lagada. 

Viktimat janë Kristiana Miçani, 16 vjec, nga fshati Drenovë i Korcës, ndërsa djali 15 vjec, nga një fshat i Ksanthit në Greqi, por familjet e tyre jetonin pranë në një lagje të Selanikut. Vajza shqiptare jetonte vetëm me të atin dhe motrën e saj.

Dy të rinjtë ishin raportuar të zhdukur rreth një muaj më parë nga familjarët e tyre.

Nga dëshmitë, mësohet se dy adoleshentët prej disa kohësh kishin miqësi të fortë dhe shoqëroheshin shumë me njëri-tjetrin. Kohët e fundit kishin vendosur të jetonin bashkë, por sipas mediave greke, lidhja e tyre kishte shkaktuar reagime tek familjet. 

Trupat e të rinjve i zbuloi një banor i zonës, që mblidhte dru në pyll. Pasi pa pamjen e frikshme, ai njoftoi policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe kreu hetimet e rastit.

Policia arriti të njohë kufomat nëpërmjet testit të ADN-së, sepse ishin plotësisht të dekompozuara. Pas hetimeve, është zbuluar se dy të rinjtë kanë vdekur të goditur egërsisht. Mjeku ligjor konstatoi se adoleshentët ishin goditur në kokë dhe gjoks me një mjet të fortë, ndoshta me sëpatë. 

Sipas të dhënave, vrasja mund të ketë ndodhur edhe diku tjetër dhe trupat janë hedhur aty për të mos u gjetur. 

Hetimet vazhdojnë dhe departamenti i policisë së krimeve kundër jetës dhe sigurisë në Selanik është duke kërkuar vrasësin apo vrasësit si dhe motivet e këtij krimi të egër e të dyfishtë, që mori jetën e dy adoleshentëve.  Lidhje te tjera Gjyshi i 16-vjeçares se vrare në Greqi: Jemi të shokuar

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›