Ndonëse në pritje të vendimit, Assange së shpejti moderator televiziv

Duket se fama që mori nga publikimi i kabllogrameve me shkëmbimet sekrete të diplomacisë amerikane në mbarë botën, Julian Assange ju hapën dyert drejt botës së televizionit, dhe këtë duket se do ta bëjë nga Moska.
Televizioni rus, “Russia Today”, që transmeton në tre gjuhë, anglisht, arabisht dhe spanjisht, njoftoi nisjen e një talk-shoë, në mes të muajit mars, ku si moderator do të jetë themeluesi i Ëikileaks.
Njoftimi i “Russia Today”, një televizion pro-qeveritar, përforcohet më shumë edhe nga njoftimi i Assange dhënë më 23 janar nëpërmjet Ëikielaks, ku shkruante se shumë shpejt do të shfaqej në televizion me një program të tijin, por pa përcaktuar se në cilin televizion.
Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj tij në Suedi vazhdon dhe autoritetet vendase po presin vendimin e Gjykatës Supreme në Londër në lidhje me ekstradimin ose jo të australianit në vendin skandinav, ku akuzohet për përdhunim.