Takim Arifi-Pangalos, Gruevski letër Papadhimos
ATHINE - Greqia dhe Maqedonia duhet të përqëndrohen në çështjet që i sjellin më afër dhe jo në ato që i ndajnë.
Ky ka qenë mesazhi që zëvendëskryeministrat e të dy vendeve, respektivisht, Teodoros Pangalos e Teuta Arifi, kanë theksuar në përfundim të takimit të tyre në Athinë.
Dy ishin çështjet kryesore që u diskutuan në takim: bashkëpunimi ndërkufitar, me theks në zonat kufitare midis të dy shteteve dhe asistenca e Athinës në procesin e anëtarësimit të FYROM në BE, me shërbime që do të përlehtësojnë dialogun me Brukselin, dhe do të kontribuojnë në reformimin e administratës publike të vendit fqinj.
"Secili shprehu pikëpamjet e veta, por rezultuan kontatime të përbashkëta, që do të përpiqemi t'i vëmë në zbatim në të ardhmen e afërt", theksoi zv.kryeministri grek Teodoros Pangalos.
"Dua të dergoj një mesazh të fuqishëm në favor të bashkëpunimit të të dy vendeve, sepse bashkëpunimi përbën përgjigjjen ndaj gjithë problemeve që kanë të dyja vendet", deklaroi Teuta Arifi.
Zonja Arifi i dorëzoi homologut grek Teodoros Pangalos një letër të kryeministrit Nikola Gruevski, për homologun e tij grek, Lukas Papadhimos, ku Gruevski shpreh gatishmërinë e tij për "një takim në Athinë, Shkup apo kudoqoftë, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të zhvilluar bisedime për çështjet dypalëshe dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të FYROM".