E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, gjenden vrasësit e shqiptares, në pranga një prej tyre

SELANIK – Pas hetimeve intensive, policia identifikoi vrasësit e adoleshentes nga Drenova dhe të dashurit të saj grek, dhe arrestoi njërin prej tyre, duke zbardhur edhe skemën e krimit makabër. 

Sipas policisë ngjarja e ka zanafillën nga fakti që vajza më herët kishte patur marrëdhënie me një 18 vjecar rumun, me emrin Elvis, i cili nuk e pranonte dot faktin që pas ndarjes ajo kishte një lidhje të ri me djalin grek. 

Më 24 dhjetor 2011, djali nga Ksanthi (njëri nga viktimat), pati një grindje me 18 vjecarin rumun. 

Po atë ditë, në një stacion autobusi në zonën periferike të Dendropotamos, ku ishin të dy viktimat, u shfaq 18 vjecari, i cili me një mjet metalik, e goditi djalin në kokë dhe në gjoks duke e plagosur. 

Pas pak mbërriti në vend një makinë, që drejtohej nga vëllai i 18 vjecarit, një 23 vjecar, i cili sot është i arrestuar. 

Në makinë ndodheshin dhe 3 persona të tjerë, 2 meshkuj dhe një femër, që i futën me forcë në pjesën e prapme të makinës dhe u nisën drejt një destinacioni të panjohur. 

Policia nuk jep më sqarime, se si ka ndodhur vdekja e adoleshentëve, trupat e të cilëve u gjetën të masakruar e të dekompozuar në zonën rurale të Lagadhasë në Selanik vetëm pas një muaji. 

I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Selanikut, ku pritet të japë detaje të hollësishme mbi krimin makabër, ndërsa ish i dashuri me emrin Elvis, pas vrasjes, mësohet se është larguar në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›