Të skeduar të gjithë personat me probleme sociale
10/03/2010 Projektet e Komitetit Antitrafik
KORÇE- Veçanërisht fëmijët me probleme, jetimët, fëmijët me prindër të divorcuar, të braktisur prej tyre, që nuk janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile, që kanë braktisur shkollën, që vijnë nga familje me probleme të theksuara sociale, fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian, fëmijët që shfrytëzohen për punë, lypje etj do të jenë nën vëzhgimin e Komitetit rajonal të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzor. Me të njëjtën përparësi do të shihen gratë e divorcura, gratë kryefamiljare, gratë që nuk sigurojnë dot të ardhura për përballimin e jetës etj. Pra, në qendër të vëmendjes do të jenë ato kategori personash dhe familjesh, që gjenden në pozitë të vështirë dhe të ekspozuara ndaj shfrytëzimit dhe trafikimit. Sigurisht, pa përjashtuar për asnjë çast viktimat e trafikut. Krahas ndihmës që do të jepet kategorive të tilla. Gjithçka më sipër u bë e ditur në mbledhjen e Komitetit rajonal të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, zhvilluar ditën e martë nën kryesimin e prefektit të qarkut Korçë, Andrea Mano. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe koordinatori kombëtar pranë Ministrisë së Brendshme, Milahim Demusha.
“Së pari, Komiteti rajonal i Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore do të pajiset me një bazë të dhënash elektronike, të cilat identifikojnë familjet me probleme, grupet, personat dhe fëmijët ne rrezik aktual ose potencial për shfrytëzim apo trafikim. Këto të dhëna duhet të pasqyrojnë realisht situatën në mënyrë periodike, pasi mbi bazën e këtyre të dhënave mund të bëhen analiza konkrete; mund të përcaktohen nevojat për ndihmë dhe ndërhyrje sociale”, tha prefekti i qarkut Korçë Andrea Mano. Një nga detyrat parësore të këtij komiteti, u theksua nga prefekti i qarkut Korçë, Andrea Mano, mbetet njohja e situatës të qenieve njerëzore, parandalimi dhe ndihma që duhet t’u jepet viktimave që janë në risk trafikimi, por në të njëjtën kohë po kaq e rëndësishme mbetet mbështetja te referencat dhe në punën e ekspertëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe të shoqërisë civile, ndjekja hap pas hapi, detektimi i trafikantëve, duke iu nënshtruar ligjeve në fuqi. Ekspertët do të bëjnë investigime në rajon dhe do të ndërtojnë programe pune për zgjidhjen teknike të problemeve.