PS nesër në Kuvend për rezolutën e vizat
TIRANë- Partia Socialiste ka mbledhur pak më parë grupin e saj parlamentar. Në mbledhje u dol me një vendim të përbashkët, që deputetët socialistë të marrin pjesë në seancën parlamentare të së enjtes.
PS-ja, ka deklaruar se do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë vetëm për çështjen e hetimit të zgjedhjeve dhe seancën e shkuar mori pjesë vetëm në kohën që u diskutua për draftet e paraqitura prej saj.
Tashmë që projektvendimi u miratua dhe vazhdon debatin në Komisionin e Ligjeve, PS-ja do të saktëson qëndrimin,se do jetë në seancën plenare të radhës vetëm për dy nisma, për rezolutën e tyre si dhe për liberalizimin e vizave.
Pra deputetët socialistë do të kërkojnë në këtë seancë votimin së bashku me rezolutën që ka lidhje me vizat edhe dy nismat që po diskutohen në komisionin parlamentar të ligjeve.
Dokumenti për liberalizimin e vizave u paraqit pak ditë më parë nga kreu i grupit të PD Astrit Patozi.
(m.a/BalkanWeb)