Vrasja e pastorit Kisha Ungjillore ne proteste Ndal gjakmarrjes
SHKODR- Vetem pak kohe pas vrasjes se pastorit Dritan Prroi ne Shkoder Kisha Ungjillore ka protestuar sot kunder fenomenit te gjakmarrjes.
Te mbledhur bashke protestuesit shumica e te cileve besimtare te Kishes Ungjillore kane bere thirrje te mos veprohet me ne baze te kanunit.
Ti themi stop gjakmarrjes. Nuk duhet te ecet ne baze te kanuneve. Gjakmarrja nuk pranohet dhe denohet nga Perendia tha pastori Fatmir Spahiu gjate protestes.
Dritan Prroji 27 vjecari i vrare ne Shkoder per motive gjakmarrje ishte pjese e Komunitetit te Krishtere Ungjillor Shqiptar Pastor i kishes Fjala e Krishtit Ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme e ka denuar me force ky komunitet nepermjet nje deklarate te shperndare per mediat.
Moren gjak tek ai qe nuk i kishte bere askujt asgje te keqe pervecse predikonte Fjalen e Zotit dhe permes sherbesave mbillte dashurine te te gjithe njerezit. Vrasesi endej perreth qe te mos e lejonte te ishte i lire. Por Dritani e sfidoi burgosjen e gjakmarrjes dhe nuk pranoi qe lirine qe ia kishte dhene Perendia tia merrte njeriu-shkruhet ne deklaraten e Komuniteti Ungjillor Shqiptar.
Ky Komunitet ka kerkuar gjithashtu nderhyrjen e shtetit shqiptar per vendosjen e drejtesise sipas ligjeve ne fuqi pasi ngjarje te tilla nuk duhet te perseriten me ne te ardhmen.
Ngjarja ndodhi ne lagjen Vasil Shanto ne rrugen pedonale Kole Idromeno ndersa ka patur mjaft kalimtare e njerez qe pushojne ne klubet e kesaj rruge muzeale. Dritan Prroj 28 vjec ka qene duke levizur ne kembe ne rrugicen e Gjuhadolit dhe autori Mark Njembza qe duket se ka ndjekur levizjet e tij e ka qelluar me pistolete ne rrugicen e ngushte. Plumbat kane goditur dhe 59 vjecarin Ludovig Marashi i cili banon ne kete rruge dhe ne ate moment po merrte dicka tek mjeti i tij i parkuar ne te djathte te rruges. Dritan Prroj i plagosur ka mundur te largohet me vrap dhe ka dale nga rrugica dhe tek Dugajet e Reja eshte kthyer ne te majte duke hyre ne rrugen pedonale mjaft te populluar ne ate moment dhe per te shpetuar eshte future ne nje prej lokaleve ne te majte te rruges. Autori e ka ndjekur nga pas dhe ka arritur ta qelloje tek dera e lokalit. Dritan Prroj ka rene pa jete prapa deres brenda lokalit ne te djathte te tij. Autorit Mark Njembza kur ka qelluar fillimisht i ka rene ne toke karikatori i pistoletes i cili ka mbetur ne vendin e ngjarjes prane gjakut ne rrugen e Gjuhadolit por ai ka patur nje fishek ne goje me te cilin ka qelluar duke e vrare viktimen.