E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Brukseli pret angazhimin e opozites per reformat

Brukseli pret nje bashkepunim te opozites ne lidhje me miratimin e ligjeve ne Kuvend. Keshtu eshte shprehur ministri i jashtem Edmond Haxhinasto ne nje konference per shtyp pas vizites te tij ne Bruksel ku u takua me perfaqesues te larte te Bashkimit Europian.

Sipas tij ka nje pritshmeri te qarte qe te kete nje bashkepunim mes opozites dhe maxhorances dhe nje pritshmeri qe opozita te angazhohet per miratimin e ligjeve me te rendesishme per vendin sic eshte Gjykata Administative dhe reformen zgjedhore.

Opozita duhet ti marre seriozish ofertat e maxhorances qe te angazhohet ne nje proces te ndefillte per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative dhe nje pakete ligjore per reformat qe zgjedhjet e ardhshme te plotesojne zgjedhjet e lira dhe te ndershme theksoi Haxhinasto.

Nderkohe i pyetur nga mediat ne lidhje me deklaratat e zyrtareve te brukselit qe Shqiperise mund ti rrezikohen vizat per shkak te mos zgjidhjes se krizes politike shefi i diplomacise shqiptare theksoi se maxhoranc apret qe opozita te tregoje pergjegjshemri qe axhenda per liberalizimin e vizave te mos mbetet peng e individeve te caktuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›