"Kurbani" i Ramës, shitet 3 euro më shtrenjtë në Prishtinë
TIRANE- Gazeta "Koha ditore" në Prishtinë ju ka dhënë dje një "shuplakë" botuesve shqiptarë që shesin libra në Kosovë. Sipas tyre, çmimi i të njëjtëve libra është disa herë më i madh në Kosovë se në Shqipëri. "Dhjetë euro në Shqipëri me kursin valutor të këtyre ditëve bëjnë mesatarisht jo më pak se 1400 lekë, që është monedha zyrtare e Shqipërisë. Por dhjetë euro kur të konvertohen me lekë në pjesën tjetër ku jetojnë shqiptarët, nuk bëjnë njësoj si në Shqipëri", - shkruan "Koha Ditore".
Sipas gazetës, libri "Kurban" i Edi Ramës, i cili e promovoi atë edhe në Prishtinë, në kopertinë ka të shtypura dy çmime. "Libri që në Tiranë mund të blihet 1 mijë lekë, në Kosovë po shitet fiks 10 euro. Nga kjo i bie që ky libër po shitet në Kosovë përafërsisht 3 euro më shtrenjtë", - ankohet gazeta. Por sipas saj, ky nuk është rasti i vetëm i fryrjes së çmimeve.
Shumë botues nga Shqipëria, kur të destinojnë librat për tregun e Kosovës konvertimin e lekëve në euro e bëjnë në numra të njëjtë. "Ata shkruajnë se libri kushton 800 lekë ose 8 euro, 1 mijë lekë ose 10 euro dhe 1 200 lekë ose 12 euro. Libri 'Enver Hoxha' i Blendi Fevziut, 'Kohë e pamjaftueshme' e Helena Kadaresë, janë ndër librat të tjerë aktualë që nuk po shiten me çmimin e tyre real", - shton "Koha ditore".
(m.a/GSH/BalkanWeb)