E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, zbulohen mashtrime pensionesh me vlerë 800 mln euro

ATHINË- Autoritetet greke kanë zbuluar në dy vjet rreth 200 000 raste mashtrimesh të pensioneve dhe të përfitimeve shoqërore duke mbështetur luftën kundër këtyre praktikave për të kursyer më tepër se 800 milionë euro në vit, njoftuan sot burime nga Ministria greke e Punës.

"Duke përfituar nga neglizhenca dhe nga korrupsioni i administratës, ky mashtrim në shkallë të gjerë solli një gamë të skemave, pensione pas vdekjes, që të afërmit e të vdekurve vazhdojnë t'i marrin, pensione të handikapatëve, që u jepen grekëve me shëndet të plotë", sipas burimeve të mësipërme.

Në total normalizimi i sistemit të pensioneve dhe të përfitimeve, nëpërmjet një kompjuterizimi të përgjithshëm, duhet t'i lejojë Greqisë të kursejë më tepër se 800 milionë euro në vit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›