Në depresion nga vdekja e gruas, vetëvaret 78 vjeçari
MEMALIAJ- Një 78 vjeçar nga Memaliaj i ka dhënë fund jetës sot në mbrëmje, duke u vetëvarur në banesën e tij.
Burime zyrtare nga Policia e Tepelenës bënë të ditur se 78 vjeçari Qani Dervishi, trupi i të cilit u gjet i pajetë nga kujdestarja e tij, prej një viti vuante nga depresioni, pas vdekjes së bashkëshortes.
Policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, paraprakisht dyshon se një ndër shkaqet kryesore që i moshuari i ka dhënë fund jetës, mendohet të jetë gjendja e rënduar psikologjike, ndërkohë që në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune.
(d.b/BalkanWeb)