E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ref. Zgjedhore, Bylykbashi: Teknologji elektronike në qendrat e votimit

TIRANE-Bashkëkryetari në Komisonin Parlamentar për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi bëri të ditur sot se palët ranë dakort që të futet për herë të parë në procesin zgjedhor teknologjia elektronike, kurse procedurat e tjera do të mbeten standarte.

Bylykbashi tha se pajisja elektronike do të regjistrojë automatikisht të dhënat e identitetit duke respektuar integritetin e tyre.
“Kemi pasur në fokus që pavarësisht teknologjisë elektronike, që të ruhen të dhënat personale të votuesve. Do shmangen shumë probleme kështu, ndërsa procedurat e votimit do të jenë transparente”.

Sipas tij, këto të dhëna më pas do të transmetohen në KQZ, duke bërë që edhe procesi i numërimit të votave të jetë më transparent dhe efektiv.
Bylykbashi e cilësoi futjen e kësaj aparature elektronike si një mënyrë që e bën procesin zgjedhor më inovativ dhe rrit efektivitetin në numërimin e votave.

Dhe pse Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore sot mbylli punën, Bylykbashi theksoi se në nivel ekspertësh do të punohet ende që të mbyllen dhe disa probleme brenda afatit që kërkon parlamenti. 

Sa i përket kërkesave të partive të vogla, Bylykbashi deklaroi se ende nuk ka ardhur asnjë draft në komisionin për reformën zgjedhore.
Më herët forcat e majta e të djathta kane nëshkruar një deklaratë, nëpërmjet të cilës kërkojnë amedimin e kodit zgjedhor.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ref. Zgjedhore, Bylykbashi: Teknologji elektronike në qendrat e votimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›