Greqi, zbulohet punishte droge, pranga 2 shqiptarëve
Policia greke zbuloi një punishte të përpunimit të hashashit në Selanik të Greqisë dhe arrestoi 2 shtetas shqiptarë dhe një grek. Gjatë kontrollit u sekuestruan 50 kg hashash si dhe një sasi e vogël kokaine.
SELANIK- Një punishte ku përpunohej lënda narkotike hashash është zbuluar nga policia në Selanik të Greqisë. Në pranga të policisë helene kanë përfunduar një shtetas grek dhe dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur.
Gjithashtu në banesën që përdorej si punishte për përpunimin dhe paketimin e drogës, të cilën më pas e shisnin janë sekuestruar 50 kg hashash si dhe një sasi e vogël kokaine, 80 gr. Gjithashtu janë sekuestruar edhe një sasi eurosh si dhe celularë.
(s.g/BalkanWeb)