E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Berisha vizitë në universitet dhe TEC

Kryeministri Sali Berisha sot ka qenë në Vlorë, për inaugurimin e godinës së re të Universitetit të Vlorës si dhe për një inspektim të punimeve në TEC. Berisha ka premtuar investime në arsimin e lartë. 

VLORË - Kryeministri i Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e sotme një vizitë në qytetin e Vlorës, ku ka marrë pjesë në inaugurimin e godinës së Universitetit të Vlorës dhe një inspektim të punimeve të TEC-it.
Gjatë ceremonisë së përurimit të godinës së re të Universiteti “Ismail Qemali”, Berisha theksoi se investimet e qeverisë në sistemin universitar në Shqipëri janë reflektuar më së miri në dyfishimin e numrit të studentëve në vitet e fundit.
Gjithashtu kryeministri siguroi studentët dhe stafin drejtues se qeveria shqiptare do të mbështesë plotësisht zhvillimin e mëtejshëm të universiteteve të vendit, duke mobilizuar të gjitha resurset financiare të domosdoshme për të përmbushur këtë qëllim. “Dua të shpreh mbështetjen time të plotë dhe për të gjithë universitetet e vendit, tu siguroj se qeveria do të mobilizojë të gjitha resurset financiare që do të jenë të nevojshme që ju të përmbushni me dinjitet misionin e madh të formimit të intelektualëve, specialisteve dhe ekspertëve shqiptarë në fusha të ndryshme”, tha Berisha.
Ndërkohë burime lokale bëjnë të ditur se Berisha ka qenë edhe për një inspektim të punimeve në TEC-in e Vlorës.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›