E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 34-vjeçari, kërcënoi policin

Person i arrestuar, foto arkivi

Një 34-vjeçar nga Shkodëra është arrestuar, sepse kërcënoi një nga efektivët e policsë me pengmarrje.

Shtetasit Vladimir Sokoli, 34 vjeç, banues në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës u arrestua dje në flagrancë, ku gjet shoqërimit në polici kërcënoi një nga policët me pengmarrje.

Burime nga Policia e Shkodrës theksojnë se arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë shoqërimit për në komisariat së bashku me mjetin e tij të markës Nisan me targe CJ 766 RF, ky shtetas ka kundërshtuar me dhune dhe ka kërcënuar për të marr peng, një punonjës policie të patrullës së përgjithshme, si dhe e ka tentuar të largohej, ku më pas është ndaluar nga forcat e policisë.

Për rastin në fjalë u kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Vladimir Sokoli do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale Kundërshtim me dhunë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›