Greqi, zihen për femra, vritet shqiptari
ATHINE-Një zënkë për femra mes 2 shqiptarëve dhe disa grekëve përfundoi në tragjedi, viktimë e së cilës u bë një bashkatdhetar. Emigranti shqiptar u plagos për vdekje nga një shtetas grek, në një rrugë pranë Akropolit në Athinë dje në mëngjes.
Gjithcka nisi në një klub nate ku shqiptari ndodhej së bashku me një mik e ku mbërriti më pas greku i shoqëruar me 4 femra.
Shqiptari që ndodhej në lokal me një tjetër bashkatdhetar, filloi të ngacmojë femrat që shoqëroheshin nga i riu grek.
Sipas policisë që iu referohet dëshmitarëve, shqiptarët dhe greku kanë filluar të zihen dhe shqiptari qëlloi me karrige në drejtim të shtetasit grek, por karrigia fluturoi në drejtim të njërës prej vajzave.
2 grekë të tjerë nxituan ta ndihmojnë dhe u përleshën më shqiptarët, në një zënkë ku dolën thikat në shesh, me të cilat një nga shqiptarët u plagos rëndë.
Ai u transportua me ambulancë në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)