E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra Greqisë:Vetëm ju japim huaskulpturat e Akropolit

ATHINE-Muzeu Britanik vazhdon të refuzojë kërkesën e Athinës për kthimin e skulpturave të Partenonit në Greqi, me qëllim vendosjen në Muzeun e Akropolit - konfirmoi drejtori i Muzeut Neil McGregor, duke vënë në dukje se ai ka bërë ofertë vetëm për t’i huazuar ato në Greqi për ekspozim, për një kohë të caktuar.
Në intervistën dhënë gazetës “The Australian” drejtori i muzeut argumentoi se "vendi më i përshtatshëm për t’u mbajtur skulpturat është Muzeu Britanik, i cili ka synuar gjithmonë të shtyjë çdo njeri që ka interes, të hulumtojë mënyrën e organizimit të shoqërive njerëzore."

Muzeu Britanik ka më shumë se 10 milionë objekte të çmuara dhe të rralla, një staf prej 1000 vetësh dhe vizitorët e tij arrijnë shifrën 6 milion në vit.

Drejtori i Muzeut përmendi në intervistë polemikat shumëvjecare që ekzistojnë me shtetin grek për skulpturat e Akropolit. McGregori tha se ekspozimi i kulturave të ndryshme në të njëjtin vend, pranë njëra-tjetrës jep shpresë për të nxitur mirëkuptimin dhe tolerancën e kulturave të ndryshme," duke iu referuar mënyrës athinase të jetesës dhe qeverisjes, të cilën e vlerëson si mënyrën më të mirë të drejtimit të një shoqërie demokratike.
Por ai shtoi se "është e rëndësishme të mos harrohet se ka pasur mënyra të tjera drejtimi të një shoqërie harmonike, si Kina dhe Persia.

"Në Athinë këto skulptura i konsiderojnë pjesë të historisë greke, ndërsa në Londër ato cilësohen pjesë e historisë së botës", tha drejtori i Muzeut Britanik. Ai tërhoqi vëmendjen se është e rëndësishme që ne, evropianët, të kujtojmë “se historia greke është një ndër shumë të tjera”, pasi sipas tij, ekziston rreziku i madh që Mesdheu të mbahet qendra e botës, ndërkohë që nuk është.

Larg nga toka e tyre amtare, mermerët e Partenonit ndodhen në Muzeun Britanik, për më shumë se 150 vjet. Qeveria greke ka zhvilluar gjithmonë negociata për të kërkuar kthimin e tyre në Greqi, sidomos pas ndërtimit në Akropol të Muzeut Arkeologjik, por qeveria britanike e ka mohuar këtë kërkesë.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›