E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje miliarder rus paguan 100 milion dollare per nje shtepi ne Shtetet e Bashkuara

Nje miliarder rus ka paguar 100 milion dollare per nje shtepi ne Shtetet e Bashkuara nje nga me te shtrenjtat te shitura ne Amerike.

Juri Milner sipermarresi 49-vjecar qe drejton Digital Sky Technologies pagoi nje shume rekord per shtepine prej 720 metrash katrore me pamje nga gjiri i San Fransiskos ne Kaliforni. Modeli i ngjan nje shtepie franceze me pese dhoma gjumi nente banja dhe ka nje obor prej kater hektaresh. Ajo ka gjithashtu nje salle vallezimi dhe pishina brenda dhe jashte.

Tregu amerikan i shtepive ka qene ne renie qe nga fillimi i krizes ekonomike te vitit 2008. Miliona shtepi jane marre nga bankat pasi pronaret nuk arrinin te paguanin kredite mujore. Shitjet dhe cmimet kane rene dukshem per shtepite qe blejne shumica e amerikaneve. Megjithate ekspertet e industrise imobiliare thone se tregu i shtepive te shtrenjta nuk eshte ndikuar shume.

Zoti Milner ka investuar shume ne disa kompani amerikane duke perfshire rrjetin e biznesit ne faqen sociale Facebook kompanine e cmimeve te uleta Groupon dhe prodhuesin e lojerave elektronike Zinga. Ai jeton ne Moske me gruan e tij dhe dy femije dhe nuk duket se ka ne plan te transferohet se shpejti ne Shtetet e Bashkuara.

Shtepia u shit nga Fred an themelues i ESS Technology dhe gruaja e tij Eni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›