E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO: Maqedoniaanëtarësim paszgjidhjes së emrit

SHKUP- Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Dirk Brengelman ka përsëritur se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ndodhë atëherë kur ajo të zgjidhë njëherë e përgjithmonë cështjen e emrit.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se këtë deklaratë ai e përsëriti gjatë takimit me shefin e diplomacisë së Shkupit , Antonio Milloshoski.
“NATO vazhdon ti kushtojë rëndësi bashkëpunimit me rajonin, posaçërisht me Maqedoninë. Anëtarësimi do të ndodhë atëherë kur do të zgjidhet kontesti i emrit me Maqedoninë”,- deklaroi ndihmës sekretari amerikan i shtetit Bengerman.

Ai ka vlerësuar kontributin e ushtrisë së Maqedonisë në misionet e Aleancës, sidomos në misionin ISAF në Afganistan.

Ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski deklaroi se nuk pret që Aleanca të ndryshoj qëndrim për anëtarësim për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe për shkak të kontestit të emrit në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë.

Ndërkohë Milloshoski ka shprehur qëndrimin se anëtarësimi në NATO mbetet një qëllim strategjik i vendit, i cili sipas tij është pjesë e Aleancës.

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s që prej ditës së djeshme po qëndron për vizitë dy ditore në Shkup, ku ka zhvilluar takime me kreun e lartë shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike.

(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›