Greqi, zjarre nga tempraturat e larta
Temperaturat tropikale të cilat goditën europën juglindore gjatë ditëve të kaluara, shkaktuan zjarre pyjore në më shumë vende në Greqi ku temperatura në disa vende arrin deri në mbi 35 gradë Celsius.
Një zjarr i madh ka shpërthyer në afërsi të Athinës, në pjesën pyjore në rajonin Vari dhe për të shuar flakët e zjarrit, marrin pjesë zjarrfikës, aeroplanë të posaçëm dhe një helikopter. Ndërkaq edhe një vatër tjetër zjarri ka rënë në rajonin e Athinës, por zjarri është tashmë nën kontroll. Zjarrfikësit po përballen me vatra zjarri edhe në ishullin Kitira, në pjesën juglindore të Detit Egje. Sipas raportimeve flakët kanë përfshire edhe pyllin në rajonin Temelia, në pjesën veriperëndimore të vendit.