E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndriçohen monedhat e shekullit XII, janë zbuluar në Finiq


Thesari i rrethinave të Finiqit prej 182 monedhash veneciane dhe një unaze argjendi me shqiponjë në krye, të periudhës së shekullit dymbëdhjetë janë ndriçuar nga restauruesi Frederik Stamati në laboratorin e qendrës së konservimit dhe restaurimit të Tiranës.
Thesari venecian i monedhave ndahet në monedha bakri të lara me argjend dhe në monedha argjendi të pastër. Sipas restauruesit Stamati
monedhat jo vetëm u bënë plotësisht të lexueshme, por u konstatua dhe mënyra e prerjes krahas metalit ku vërehet një prerje me gersherë dhe stampim i faqes dhe shpinës.

Pikpyetje të tjera pas pastrimti dhe shkëlqimit të monedhave venecjane u mbeten numizmatistëve për të gjetur të dhëna historike si ndikimet ekonomike, lidhjet tregtare dhe motivin e groposjes së thesarit.
Në rrethinat e vendbanimit antik të Finiqit janë zbuluar edhe dy thesarë të tjerë edhe më të mëdhenj të cilët ndodhen të ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Butrintit pas ndërhyrjes restauruese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›