Xhufi në BBC: Ngatërresat në Himarëtë qëllimshme
Ngjarja e fundit në Himarë kur një himarjot 35-vjeçar u vra nga një i ri 20 vjeçar nga Vlora ka rindezur polemikat nëse është Himara një zonë minoritare në Shqipëri apo jo.
BBC intervistoi historianin Pëllumb Xhufi dhe e pyeti se cila ishte sipas tij, e vërteta historike rreth Himarës
E vërteta e Himarës është se ajo ka qënë një pjesë e pandashme e territorit shqiptar dhe e popullsisë shqiptare madje do të thosha se në momente të caktuara të historisë Himara është bërë qëndër e lëvizjeve për liri e pavarësi të popullit shqiptar.
Dihet që, kur ra Kruja, Himara u bë jo për vite, por për shekuj si epiqëndër, si vatra e fundit e lëvizjeve antiosmane. Dhe aty janë mbajtur aleancat e popullit shqiptar me partnerë të perëndimit, me Venedikun, me mbretërinë e Napolit, me të Spanjës e me Papatin deri në shekullin e 18-të për të oranizuar kryengritje kundër pushtuesit osman. Ky është profili historik i Himarës.
Por ka dokumenta të pakundërshtueshme duke filluar që nga ato të Venedikut apo të Mbretërisë së Napolit e pastaj ato të Perandorisë Osmane, regjistrimet pa komente siç kanë qënë regjistrimet e popullsisë dhe detyrimeve që paguanin komunitetet shqiptare.
Në regjistrimin e Himarës gjithë himarjotët, të gjithë po them, në mënyrë fare të dukshme, mbanin emra etnikë karakteristikë shqiptarë. Emra që edhe sot ruhen në mbiemrat e mjaft familjeve himarjote. Emra si Gjin, Gjon, Martin apo Gjokë që janë të pangatërrueshëm dhe nuk kanë nevojë për komente.”
Atëhere si shpjegohet që Himara edhe gjatë ketyre 20 vjetëve të fundit sjell herëpashere ngatërresa që pretendohet të jenë me sfond etnik?
Kjo është e qëllimshme. Natyrisht këtu kemi të bëjmë edhe me një rol që duhet thënë qartazi të Athinës zyrtare e cila nuk po bën ndonjë gjë të re sot. Sepse ky ka qënë qëndrimi që nga koha e krijimit të shtetit grek i cili ka shfrytëzuar statusin që ju njoh Kishës Ortodokse Greke pas rënies të Konstandinopojës më 1453-shin kur Patrikut Grek të Konstandinopojës ju la e drejta nga Sulltani të merrej me të gjitha popullsitë e krishtera.
Ju dha e drejta të hapi shkolla në të gjitha vendet ku kishte ortodoksë dhe kjo gjë u bë edhe në Shqipëri. Kjo ndodhi edhe në Himarë ku u hap shkollë greke ashtu si u bë edhe gjetkë në Shqipëri ku shkolla greke u hapën jo vetëm në zonat ku kish të themi popullsi minoritare si zona e Dropullit dhe Vurgut por edhe në zonat ku kishte ortodoksë si në Korçë apo Kolonjë me qëllim për të bërë atë indetifikim që e bënë turqit më përpara që bashkuan kombësinë me fenë të cilës çuditërisht ju referua edhe Greqia e re e krijuar më 1821.
Ky kriter pra i identifikimit të popullsisë me fenë u ndoq nga shteti grek i cili ka vazhduar të pretendojë se atje ku ka patur shkolla greke atje popullsia është qartazi greke. Dhe një gjë të tillë e kërkoi edhe në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Versajë. Por kjo gjë natyrisht nuk ju njoh nga fuqitë e mëdha duke filluar nga shtetet mike siç qenë Franca dhe Anglia që nuk ja pranuan këtë lloj kriteri.
Aty u njoh minoriteti grek në Shqipëri në ato përmasa dhe ato kufij që realisht është. Qeverija shqiptare e atëhershme u obligua të njohë minoritetin grek dhe malazes, këto dy minoritete janë njohur nga Lidhja e Kombeve në 1921, dhe të bëjë një raport mbi gjendjen e minoriteteve në Shqipëri. Qeveria shqiptare i ka bërë këto raporte të përvitshme dhe Himara nuk përfshihej asnjë vit si vend minoritar. Raporti kish të bënte me 83 fshatra të tjera që janë realisht minoritare.
Marre nga BBC Lidhje te tjera Kryeministria mohon se ka negociuar për dorëzimin e Ilir Mukës