Greqi, zjarri në hotel, asnjë i lënduar
ATHINE-Një zjarr i madh shpërtheu në hotel “Tegea” në rrugën “Chalkokondyli 44” qendër të Athinës. Zjarri shpërtheu në 16:25 dhe përfshiu në katet e sipërme të ndërtesës. Në vendngjarje shkuan menjëherë 12 makina zjarrfikëse dhe 40 punonjës zjarrfikës, që punuan për të bërë të mundur evakuimin me vinc njerëzit që ndodheshin në ndërtesë, për të mbajtur nën kontroll e për të shuar flakët e zjarrit. Pak minuta para orës 18 00 evakuimi i personave u krye plotësisht dhe thuhet se asnjë prej tyre nuk është lënduar. Dëshmitarët thanë se zjarri ra në një dyqan në katin e tretë të hotelit dhe u shpërnda në katet e sipërme. Sipas njoftimeve, zjarri shkaktoi në hotel shumë dëme materiale. E gjithë zona rreth hotelit u bllokua gjatë kohës së operacionit të shpëtimit dhe shuarjes së flakëve. .
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)