E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Japoni, 2 të vdekur nga lëkundjet e reja

Dy të vdekur dhe rreth 100 të tjerë të plagosur është bilanci i tërmetit të një ditë më parë në Japoni. Me një magnitudë 7,4 ballë, tërmeti me epiqendër në komunën e Miagit lëshoi dhe alarmin e tsunamit.

Agjensia e cila menaxhon katastrofat në Japoni deklaroi se viktimat ishin një grua 63 vjeç e cila kishte dhe probleme me frymëmarrjen.

Ndërsa viktima tjetër sipas të dhënave është një 79-vjeçar banor i prefekturës së Miagit. Ajo çka u paraqit si shqetësuese në këtë tërmet ishte rreziku i një tsunami të ri. Instituti Meteorologjik i Tokios ka tërhequr alarmin për tsunami, 90 minuta pasi një tërmet i ri ka goditur vendin.
 

Tërmeti me magnitudë 7.4 ka tronditur bregun lindor të Honshusë, rreth 144 kilometra nga centrali bërthamor Fukushima. Ky i fundit ka pësuar dëme të mëdha pas katastrofës së 11 marsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›