E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Gjyqësore zgjedh sot 2 anëtarët e KLD-së

TIRANE-Gjyqtarët e të gjithë Shqipërisë do të votojnë sot për dy kolegë të tyre, qe do të jenë anëtarët më të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Konferenca Gjyqësore Kombëtare do të mbahet paraditen e sotme nën drejtim e kryetares së Gjykatës së Lartë znj.Shpresa Beçaj. “Konferenca ka në rendin e ditës zgjedhjen e 2 anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të zëvendësuar dy anëtarë të cilëve u mbaron mandati. Për këto vende vakante pranë KLD-së, kanë shpallur kandidaturat e tyre 11 gjyqtarë të cilët do të zgjidhen nga kolegët e tyre për një mandat 5-vjeçar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, - ka thënë për GSH, Ida Vodica, shefe e marrëdhënies me mediat në Gjykatën e Lartë. Konferenca gjyqësore është mbledhja e gjithë gjyqtarëve në vend, që votojnë për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë herë, dy prej anëtarëve të KLD-së u ka përfunduar mandati dhe duhet të zëvendësohen.

Për dy vendet vakante kandidojnë 11 gjykatës, pesë prej të cilëve nga gjykatat e Apelit në Durrës, Shkodër dhe Tiranë, ndërsa gjashtë të tjera nga gjykata e Tiranës dhe rretheve. Në listën e kandidatëve bien në sy emra të gjykatësve që kanë kandiduar edhe më parë për të pasur një vend në Këshill. Mes tyre është dhe emri i Gjin Gjonit, gjyqtar pranë gjykatës së Apelit, i cili në konferencën gjyqësore që u zhvillua në dhjetor të 2010 u skualifikua nga gara, pasi u vendos të skualifikoheshin kandidatët që vinin nga gjykatat e Apelit. Kandidatët e tjerë janë Agim Ferizaj, e Valbon Çekrezi, te Gjykates se Apelit, Durrës, Astrit Kalaja, i Gjykates se Apelit Shkodër, Hysen Saliko,i Gjykates se Apelit Vlorë,                     
Pajtime Fetahu, gjykata Elbasan, Avni Sejdi, gjykata Pukë, Dritan Caka, gjykata Lushnje, Arben Zefi, gjykata Shkodër
Hasan Selimi, gjykata Shkodër dhe Artur Gaxha, gjykata Tiranë.

Anëtarët më të fundit të KLD të zgjedhur nga konferenca janë Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës së Lartë, Dritan Hallunaj, Gjyqtar pranë i gjykatës së Krimeve të Rënda, Flamur Kapllani dhe Ilir Mustafaj, Gjyqtarë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Tritan Hamitaj.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›