Greqi, Exit Poll: Kryeson Demokracia e Re, PASOK në vend të tretë
ATHINE - Rezultatet e Exit Poll-eve pas zgjedhjeve në Greqi, pikturojnë një peisazh politik të paqartë dhe krejt të ndryshëm nga deri sot, ku duket se mbështetja për dy partite e mëdha është tkurrur ndjeshëm, ndërsa hyjnë në parlament forca të reja politike.
Exit Poll-et sugjerojnë se kryesuese në këto zgjedhje është Demokracia e re e Antonis Samaras, por jo me më shumë se 20%, madje edhe më pak se sa parashikonin sondazhet parazgjedhore.
Një risi për këto zgjedhje eshte ngritja në vend të dytë e koalicionit të majtë SYRIZA e Aleksis Cipras (mbrojtëse e të drejtave të e emigrantëve).
PASOK i Evangelos Venizelos ka rënë në vend të tretë, për herë të parë në historinë e saj, duke paguar kështu kostot e masave të ashpra financiare që pranoi kur qeveriste vendin, në këmbim të paketës së ndihmës financiare.
Vlen të përmendet hyrja me një mbështetje të madhe e ekstremistëve të djathtë me prirje neonaziste, të partisë Agimi i Artë, që kalojnë edhe LAOS, i cili tani duket se lufton për të kapur pragun, si dhe pjesëmarrja për herë të parë e mjaft partive të vogla, si Ekologët e gjelber, Grekët e Pavarur, E Majta Demokratike.
Përmbledhje e rezultateve të Exit Poll-eve, realizuar sot nga kompanitë e sondazheve
Demokracia e Re – 18.5%
SYRIZA – 17%
PASOK – 15.5%
Grekët e Pavarur – 11%
Partia Komuniste KKE – 8.5%
Agimi i Artë – 7%
E majta demokratike – 5.5%
LAOS – 3%
Ekologët e gjelbër – 3%
Pritet me interes qëndrimi i kreut të Demokracisë së Re Antonis Samaras, lidhur me forcat që do të ftojë për koalicion paszgjedhor. Para zgjedhjeve ai ishte deklaruar vazhdimisht se kërkonte një mandat të pastër, madje kishte paralajmëruar se në rast të kundërt, do kërkonte përsëritjen e zgjedhjeve. Sot mediat thonë referuar burimeve zyrtare nga kjo parti, se Demokracia e Re do të marrë mandatin për të formuar një qeveri dhe prioritet i saj nuk është që të kërkojë menjëherë zgjedhje të reja.
Qeveria që do të dalë prej këtyre zgjedhjeve, do të marrë në duar fatet e vendit, i cili kërcënohet të dalë nga Euro e të hyjë sërish në rrugë pa krye, nëse nuk zbaton reformat e kërkuara nga huadhënësit, ndaj menjëherë vëmendja është përqëndruar te ky fakt; sa i natyrshëm do jetë koalicioni qeverisës e për rrjedhim sa i qëndrueshëm dhe sa i frytshëm do të rezultojë në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka Greqia e zhytur në borxhe.
Gjatë ditës, kryeministri i qeverisë së përkohshme Lukas Papadhimos bëri një deklaratë optimiste. Ai shprehu besimin se javën e ardhshme Greqia do të ketë qeverinë e re. I pyetur nëse Greqia do të ketë një qeveri deri të hënën, Papadhimos tha: “Unë e besoj këtë”.
- - -
Rezultatet e Exit Poll nga kompania ALCO
ALCO: Demokracia e re 17-20%
ALCO: SYRIZA 15-18.5%
ALCO: PASOK 14-17%
ALCO: Greket e pavarur 10-12%
ALCO: Partia Komuniste 7.5%-9.5%
ALCO: Agimi i Artë 6-8%
ALCO: E Majta demokratike 5-6.5%
ALCO: LAOS 2.5-3.5%
ALCO: Ekologët e gjelbër 2.5-3.5%
Edhe kompania "Kapa research" nxjerr fituese Demokracine e re, ndersa barazon PASOK-un me SYRIZA-n.
Kapa Research: ND 16-19%
Kapa Research: PASOK 15-18%
Kapa Research: SYRIZA 15-18%
Kapa Research: Grekët e pavarur 10%-12%
Kapa Research: KKE 8.5% të 10%,
Kapa Research: E majta Demokratike 4.5 - 6.5%
Kapa Research: Agimi i Artë 5.5 - 7.5 %

Kapa Research: Ekologet e gjelber 2.5-3.5%
Kapa Research: LAOS 2.5-3.5%
Kapa Research: Te tjera 5-7%