E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Exit Poll: Fiton Demokracia e Re, PASOK në vend të tretë

ATHINE - Mbyllen qendrat e votimit në Greqi, ku që nga ora 7:00 e ditës së sotme u votua për parlamentin e ri, në zgjedhjet që janë cilësuar më të rëndësishmet dhe më kritiket për vendin, që pas rrëzimit të diktaturës. 

Rezultatet e Exit Poll-eve pikturojnë një peisazh politik të paqartë dhe krejt të ndryshëm nga deri sot në Greqi, ku duket se mbështetja për dy partite e mëdha është tkurrur ndjeshëm.

Exit Poll-et që dolën menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit, sugjerojnë se kryesuese në këto zgjedhje është Demokracia e re e Antonis Samaras, por jo me më shumë se 20%, madje edhe më pak se sa parashikonin sondazhet parazgjedhore. 

Një risi për këto zgjedhje eshte ngritja e koalicionit të majtë SYRIZA në vend të dytë, ndërsa PASOK, mbështetësja dhe aplikuesja e Memorandumit të Trojkës, ka rënë në vend të tretë, për herë të parë në historinë e saj, duke paguar kështu kostot e masave të ashpra financiare që pranoi kur qeveriste vendin, në këmbim të paketës së ndihmës financiare. 

Vlen të përmendet hyrja me një mbështetje të madhe e ekstremistëve të djathtë me prirje neonaziste, të partisë Agimi i Artë, që kalojnë edhe partinë LAOS, e cila tani duket se lufton për të kapur pragun e hyrjes në Parlament si dhe pjesëmarrja për herë të parë e mjaft partive të vogla, si Ekologët e gjelber, Grekët e Pavarur, E Majta Demokratike.

Rezultatet e Exit Poll nga kompania ALCO 

ALCO: Demokracia e re 17-20% 
ALCO: SYRIZA 15-18.5% 
ALCO: PASOK 14-17% 
ALCO: Greket e pavarur 10-12% 
ALCO: Partia Komuniste 7.5%-9.5% 
ALCO: Agimi i Artë 6-8% 
ALCO: E Majta demokratike 5-6.5% 
ALCO: LAOS 2.5-3.5% 
ALCO: Ekologët e gjelbër 2.5-3.5%

Edhe kompania "Kapa research" nxjerr fituese Demokracine e re, ndersa barazon PASOK-un me SYRIZA-n.

Kapa Research: ND 16-19%
Kapa Research: PASOK 15-18%
Kapa Research: SYRIZA 15-18%
Kapa Research: Grekët e pavarur 10%-12%
Kapa Research: KKE 8.5% të 10%,
Kapa Research: E majta Demokratike 4.5 - 6.5%
Kapa Research: Agimi i Artë 5.5 - 7.5 % 

Përmbledhje e rezultateve të Exit Poll-eve të realizuara sot nga kompanitë e sondazheve 

Demokracia e Re – 18.5%
SYRIZA – 17%
PASOK – 15.5%
Grekët e Pavarur – 11%
Partia Komuniste KKE – 8.5%
Agimi i Artë – 7%
E majta demokratike – 5.5%
LAOS – 3%
Ekologët e gjelbër – 3% 

Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme për Greqinë, sepse qeveria që do të dalë prej tyre, do të marrë në duar fatet e vendit, i cili kërcënohet të dalë nga Euro e të hyjë sërish në rrugë pa krye, nëse nuk zbaton reformat e kërkuara nga huadhënësit.

Pritet me interes qëndrimi i kreut të Demokracisë së Re Antonis Samaras, lidhur me koalicionet paszgjedhore për krijimin e qeverisë së re. Para zgjedhjeve ai ishte deklaruar vazhdimisht se kërkonte një mandat të pastër, madje kishte paralajmëruar se në rast të kundërt, do kërkonte përsëritjen e zgjedhjeve. 

Gjatë ditës, pasi votoi në qendrën e tij të votimit, kryeministri i qeverisë së përkohshme Lukas Papadhimos bëri një deklaratë optimiste. Ai shprehu besimin se javën e ardhshme Greqia do të ketë qeverinë e re. I pyetur nëse Greqia do të ketë një qeveri deri të hënën, Papadhimos tha: “Unë e besoj këtë”.

Në përgjithësi procesi u zhvillua pa probleme, me përjashtim të një incidenti që ka ndodhur në Athinë, ku 30 anëtarë të partisë ekstremistë të djathtë, “Agimi i Artë” sulmuan një qendër votimi në Peristeri dhe kërcënonin qytetarët që shkonin për të votuar. 

Rreth orës 21 30 me orën lokale pritet të dalin rezultatet e para zyrtare.
Lidhje te tjera  Zgjedhjet parlamentare në Greqi, në fokusin e shtypit botëror VIDEO: Zgjedhjet parlamentare në Greqi, në fokusin e shtypit botëror

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›