Portret, Francois Hollande, politikani i moderuar që kërkon të ndryshojë Francën
PARIS- Nëse Nicolas Sarkozy do të kishte një kundërshtar, ky mund të ishte François Hollande. Përtej antagonizmit politik, presidenti në ikje kundërshton gjithçka për këtë njeri të dashur, konsensual, por kritikët duke përfshirë dhe kundërshtarët e tallin për mungesë vullneti, pavendosmëri dhe mungesë eksperience.
Kjo bëri që ai të largohej dy vjet nga vendi. Dy vite ai punoi për ndryshimin e imazhit të tij. Njeriu i dashur, i cili u largohej konflikteve, kërkon të tregohet i fortë, ''i vendosur'', cilësia e tij kryesore për mikun e tij, ish-ministrin, Michel Sapin.
Në moshën 57 vjeçare, François Hollande konfirmoi se do të ishte ''njeriu që mund të ndryshonte vendin'', nga një demokraci e vjetëruar që ai e cilëson të ''keqtrajtuar'' nga ushtrimi brutal i pushtetit nga një ''hiperpresident'' dhe që do të luftojë për një të ardhme më të mirë për të rinjtë.
Ai dëshiron të jetë një president normal dhe presidenca është për atë një çështje simbol.
Nga vullneti: trajnuar nga mikesha e tij, gazetarja politike dhe ''gruaja e re e jetës së tij'', Valérie Trierwieler, ai ka humbur më shumë se 10 kilogramë, ndryshon syzet dhe heq dorë nga gafat e paparashikueshme.
Nga morali: Ai kërkon të taksojë më të pasurit, më shumë nga ''patriotizmi'' sesa për të mbushur arkat e shtetit.
''Mbi të gjitha, presidenti i ardhshëm duhet të jetë e kundërta e Nicolas Sarkozy", këmbëngul kandidati socialist.
Shumë e shohin si një politikan të moderuar, mënyrat e qeta të të cilit kontrastojnë ndjeshëm me intensitetin dhe energjinë e presidentit aktual. Imazhi i tij modest, siç argumentojnë simpatizantët, fsheh megjithatë një vendosmëri të çeliktë për ta udhëhequr këtë vend.
Në pranverë, popullariteti i tij u ul, por dilte gjithmonë fitues në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53-55 për qind të votave.
"Ai ka përmbushur ndryshimin dhe formimin e fatit të tij'', konfirmoi ish-kryeministri Lionel Jospin, i cili i dha drejtimin e Partisë Socialiste, François Hollande në vitin 1997 (për 11 vjet) dhe bashkëpunoi ngushtë për të gjitha marrjet e vendimeve kur ai drejtonte.
Një mënyrë për të thënë se mungesa e eksperiencës qeverisëse nga kandidati socialist nuk është një handikap. Presidenti amerikan, Obama nuk kishte ''qeverisur kurrë'' para se të bëhej presidnet, kujton i interesuari duke përmendur zgjedhjen e tij si kryetar bashkie, deputet apo president i departamentit Correze.
''I gatshëm dhe i dashur, njeri që i pëlqen konsensusi, i lehtë dhe i paqartë, sipas armiqve të tij, François Hollande nuk është shfaqur i destabilizuar nga fushata agresive e presidentit në ikje.
Çfarë fshihet pas pamjes së qetë të Hollande? Mikesha e tij shprehet se është i vërtetë. Nuk ka Hollande të fshehur. "Misterioz", e përshkruan djali i tij i madh Thomas, i cili shikon tek ai një njeri të lirë, optimist të vërtetë dhe strateg, i cili dëshiron të kuptojë njerëzit, por gjithashtu të jetë dhe një hap para.
Jacques Chirac, socialistin Francois Hollande e përshkruan si ''një burrë të vërtetë shteti'', të aftë të kapërcejë linjat partiake.
Ish-presidenti, Chirac e ka kritikuar presidentin Sarkozy në kujtimet e tij. Në muajin korrik 2011 ai u shpreh se do të votonte për Hollande, por më vonë shtoi se po bënte shaka, pas kritikave nga aleatët politikë.
Pavarësisht meritave të tij, disa e shohin Hollande si një zëvendësues të dobët të ish-shefit karizmatik të FMN-së, Dominique Strauss Kahn, kandidatura e të cilit u rrëzua nga skandali seksual i vitit të kaluar.
Claude Allegre, ish-ministër socialist, shokoi shumë pjesëtarë të partisë me vendimin e tij për të mbështetur presidentin, Sarkozy dhe për refuzimin e Francois Hollande si njeri të pavendosur e aspak të përshtatshëm për të qenë një lider kombëtar.
Lindur verën e vitit 1954 në një familje të borgjezisë provinciale, në Ruen (veriperëndim), François Hollande e ndërtoi ambicien e tij pak nga pak, pa shkëlqim duke ndjekur shkollat e mëdha.
Do të jetë ENA, vendi i elitës politike franceze, që i riu Hollande do të takohej me Segolene Royal, e cila do të ishte më pas bashkëshortja e tij për 25 vjet dhe mamaja e katër fëmijëve.
Është ajo që do të hynte në qeveri, ajo që do të mbështeste paqitjet e kandidatëve në vitin 2007. Ajo është e detyruar të qëndrojë në hije.
Socialisti reformist, trashëgimtar i ish-presidentit të Komisionit Evropian, Jacques Delors, ai nuk pretendon të ndërpresë angazhimet buxhetore të Francës.
Në fund të një fushate që po zgjat që prej një viti, ai mund të thotë sot se ndjen lëvizjen, shpresën për t'u ngritur, se një fitore e parë presidenciale e së majtës që prej kohës së François Mitterrand në vitin 1988 është e mundur.
(el.me/BalkanWeb)