E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruceloza, vijon vaksinimi i bagëtive në Tiranë

Tiranë- Pas vaksinimit kundër brucelozës në veri dhe jug të vendit, ka filluar fushata e vaksinimit edhe në Qarkun e Tiranës.

Puna po kryhet paralel në të gjitha komunat dhe po mbikqyret nga ekspertë të Projektit PAZA. Kryeveterineri i Qarkut Tiranë Bedri Trimi thotë se pothuajse 40 për qind e numrit të të imtave janë vaksinuar dhe se brenda pak ditësh i gjithë procesi mbyllet për këtë qark.

Procesi i vaksinimit në Qarkun tonë ka ecur në mënyrë ritmike, sipas planit të paraparë. Si qark ne kemi për të vaksinuar rreth 110 mijë krerë të imta, deri më tani kemi bërë rreth 45 mijë krerë. I kemi kushtuar rëndësi të madhe cilësisë së vaksinimit dhe pjesëmarrjes së madhe të të gjithë atyre që e ndjekin këtë proces. Duke parë një tymnajë që është përhapur ditët e fundit, kemi rekomanduar të gjithë fermerët dhe u kemi treguar që qumështi i kafshëve nuk ka asnjë rrezik në qoftë se i nënshtrohet zierjes apo pasterizimit. Nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e konsumatorëve , – tha Bedri Trimi.

Procesi i vaksinimit kundër Brucelozës po mbikëqyret nga një grup profesorësh të Fakultetit të Veterinarisë, të cilët bëjnë vizita në zonat dhe fermat ku të imtat i nënshtrohen vaksinimit. Këto vizita kontrolli janë të pa lajmëruara dhe kanë si qëllim parjen nga afër të procedurave sesi bëhet vaksinimi. Gjatë inspektimeve në zonat e Baldushkut, Kasharit, Yzberishtit dhe fshatra të tjerë është vënë re respektohen të gjitha kushtet e kërkuara për transportin e vaksinave dhe gjatë vaksinimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›