Greqia, Berlini konfirmon planin 3-vjeçar
Ligji që Berlini do të ndryshojë për t'i dhënë dritën jeshile planit të ndihmave për Greqinë do të mbulojë trevjeçarin 2010-2012.
Qeveria gjermane ka përgënjeshtruar zërat sipas të cilëve Gjermania ka marrë pjesë në planin e shpëtimit vetëm për vitin 2010.
Nga Ministria e Financave bëhet e ditur se Gjermania do të marrë pjesë me një kuotë prej 8.4 miliardë eurosh, në një kontribut prej 30 miliardësh që pritet të jepen në total nga zona euro.